Historia e Shendetit Publik

09/06/2007 20:49

 

Historia e Shendetit Publik

Te njohurit e histories ben te mundur zgjerimin e te kuptuarit te problemeve shendetsore te komunitetit dhe lehteson perballjen me to. Permes syve te histories ne mund te shohim se si shoqerite njerezore perpunuan konceptin e semundjes dhe e trajtuan ate. Te gjithe shoqerite duhej te perballonin realitetin e semundjes dhe te vdekjes, si dhe ndertonin koncepte dhe metoda per ti kontrolluar ato.  Keto mekanizma te perdorur nga shoqeria per tiu kunderpergjigjur semundjeve, kane kontribuar ne ndertimin e nje kendveshtrimi boteror i cili i nderthurur me besimet shkencore dhe fetare, ndihmon ne percaktimin e perqasjeve kurative dhe parandaluese.

 Historia e shendetit publik eshte historia e kerkimit te menyrave efektive te parandalimit te semundjes ne populate. Infeksionet epidemike apo endemike kane nxitur masa dhe permiresime ne parandalimin e semundjeve, bazuar ne pragmatizmin, shpesh para se te vendosej nje lidhje shkencore shkak pasoje. Parandalimi i semundjes ne populate sillet rotull tre temave kryesore; perkufizimit te semundjes, matjes se shpeshtesise se saj dhe kerkimit se nderhyrjeve efektive.

 Shendeti publik u zhvillua perms provave dhe gabimeve, me zgjerimin e njohurive mjekesore shkencore, shpesh i nxitur nga luftrat dhe fatkeqesite natyrore. Nevoja per sherbime shendetsore te organizuara u rrit si pjese e zhvillimit te jetes ne komunitet dhe vecanerisht e shoqerise urbane. Besimet shoqerore dhe fetare kundrejt shendetit ndihmuan per te kuptuar me mire semundjet ngjitese dhe nxiten perpjekjet per ti mbajtur ato ne kontroll, nepermjet higjenizimit, planifikimit urban dhe shperndarjes se kujdesit mjekesor. Atje ku sistemet fetare dhe shoqerore e shtypen kerkimin shkencor dhe shperhapjen e njohurive, zhvillimi i shendetit publik u frenua.

Shoqeria moderne perballet ende me te keqijat e lashta, koleren dhe murtajen, nderkohe qe vrases moderne jane shfaqur, semundjet kardiovaskulare, kanceri dhe traumat. Shfaqja e AIDS dhe e e mikroorganizmave te rinj rezistente qe perkin shendetin e shoqerise njerezore, na detyrojne ne te kerkojme rruge te reja per parandalimin e pasojave te tyre shume serioze. Evolucioni i shendetit publik vazhdon; patogjenet ndryshojne se bashku me mjedisin dhe bujtesin.

 


Back

Search site

© 2008 All rights reserved Studentet E Shendetit Publik